Të dy të shqetësuar për veriun, çuan mesazhe edhe për Vuçiqin: Krejt çka tha Kurti e Von der Leyen para popullit kosovarë

Të dy të shqetësuar për veriun, çuan mesazhe edhe për Vuçiqin: Krejt çka tha Kurti e Von der Leyen para popullit kosovarë

12:12, 29/09/2021

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Së bashku të dy liderët kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Syri Kosova ua sjell gjitha deklaratat që u thanë nga Von Der Leyen dhe Kurti.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen ka thënë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Von Der Leyen ka theksuar se është jetike që të ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

“Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi”, ka thënë Von Der Leyen.

Ajo ka shtuar se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për situatën aktuale në veri është dialogu në Bruksel.

“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale”, tha Von Der Leyen.

Kryetarja e KE-së shtoi se ajo do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kosovën sepse dëshiron të shoh progresin dhe përparimin e Kosovës. 

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim ka njoftuar Ursula von der Leyen, se Serbia ka reaguar me forcë pas masës së reciprocitetit me targa.

“E njoftova për gjendjen në vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinë, se ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë edhe tanke, automjete të blinduara e luftarake. Përveç këtyre ka angazhuar aeroplanë ushtarakë të prodhimit rusë”, tha Kurti.

Kurti para von der Leyen: Serbia të mos militarizohet nga Rusia e Kina

Kryeministri tha se sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë kanë ardhur pas deklaratave të Vuçiqit.

“Kam kërkuar të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës, e ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri tha se Serbia merr fonde nga BE kurse nuk demokratizohet. Ai tha se Bashkimi Evropian është ndër donatorët më të mëdha në Kosovë.

“Vetëm në periudhën 2014-2020 përmes IPA 2, BE ka përkrahur Kosovën më 600 milionë euro. Në takim biseduam për një sërë çështjesh, por fokusi ka qenë te projektet që kemi në përgatitje, në planin e investimeve ekonomike. E njoftova presidenten së në kuadër të planit të investimit për 6 vitet e ardhshme kemi identifikuar mbi 100 projekte që shtrihen në 13 sektorë të ndryshëm”, deklaroi ai.

Kurti gjithashtu tha se kanë biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, pandeminë COVID-19 dhe situatën e krijuar në veri.

Kurti ka thënë se në veri të vendit po zbatohet një dakordim i vjetër dhe se ka kërkuar nga BE-ja që të dënojë sulmet në Zubin Potok dhe Jarinje.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim përveç që po e zbatojmë një dakordim të vjetër. “

Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë duke grumbulluar trupa te vija kufitare, duke përshirë tankse T72, automjet të blinduar Llaser 3 dhe automjete luftarake shumëqëllimshme Bof M16 Millosh dhe përveç këtyre ka angazhuar avion luftarak rus Meg 29 dhe helikopeter të prodhuar nga rusia për fluturime gjatë kufirit”

“Të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinje sepse janë sulmuar institucionet e Kosovës dhe ky sulm erdhi pas demostrimit të nxitjes dhe urrejtjes së Vuçiqit dhe pas demostrimeve luftarke në kufi të Kosovës”

“Në njërën anë merren ndihma dhe fonde nga Bashkimi Evropian dhe në anën tjetër përkundër që i merr këto fonde pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohej dhe jo të militariozohej nga Rusia dhe Kina”, ka thënë Kurti.

Poashtu Kurti, foli para mediave edhe lidhur me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kurti tha se uron dhe shpreson që atje të gjendet zgjidhja

Kurti, ndër tjerash, tregoi po ashtu propozimin që e mori të hënën nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici. Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin nga anëtarë të KFOR-it.

“Me sa jam në dijeni, zëvendëskryeministri ynë, Besnik Bislimi do të zhvillojë takime të ndara me emisarin Miroslav Lajçak, dhe më pas mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia në këtë takim. Unë uroj e shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur erdhi te unë komandanti i KFOR-it, i cili pak a shumë e dha një propozim, që ishte racional e që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale deri në një qetësim të situatës nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak apo Jarinjë dhe reciprociteti i targave do të vazhdonte. Ne në parim e kemi pranuar këtë”, tha Kurti.

Ai shtoi se propozimi i njëjtë u refuzua nga Serbia.

“Në dakordimin që e kemi dhënë, ne jemi konsultuar paraprakisht, unë dhe ministri Sveçla, me Policinë e Kosovës. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Javën e kaluar, Serbia e ka refuzuar takimin në Bruksel, ndërsa këtë javë propozimin e KFOR-it”, tha kryeministri gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Syri Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco