Presidentja e Komisionit Evropian lavdëron Kurtin për tre çështje

Presidentja e Komisionit Evropian lavdëron Kurtin për tre çështje

12:02, 29/09/2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar kryeministrin, Albin Kurti, në lidhje me angazhimin e institucioneve për të vaksinuar popullatën, punën kundër krimit të organizuar dhe luftimin e korrupsionit.

“Ju përgëzojmë për të arriturat por duhet të shtojmë përpjekjet për vaksinim”, është shprehur ajo.

Është shumë me rëndësi sipas saj që të vazhdohet tutje në rrugën evropiane.

“Ka rëndësi jetike që të normalizohen raportet me Serbinë. Është shumë me rëndësi që të ktheheni në dialog, që është platforma e vetme e zgjidhjes. Është po ashtu me rëndësi kyçe që Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ju përgëzoj arritjet dhe ju inkurajoj për reforma në gjyqësorë që duhet të bëhen në pajtim me standatet ndërkombëtare. Me padurim e pres ritakimin tonë në Slloveni që kemi shumë synime që duhet të realizohen. Kosova të marrë pjesë në përpjekjet për një Evropë të bashkuar”, është shprehur Ursula von der Leyen.

Ajo ka përmendur autostradën Prishtinë-Nish dhe hekurudhën si projekte mjaftë me rëndësi.

“Tregu rajonal është çelës për realizimin e maksimumit të planit të zhvillimit dhe integrimit”, është shprehur ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco