Von der Leyen kërkon të shtensionohet situata në veri: Të gjendet zgjidhje përmes dialogut

Von der Leyen kërkon të shtensionohet situata në veri: Të gjendet zgjidhje përmes dialogut

12:01, 29/09/2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se asnjëherë nuk iu humb besimi që Kosova të jetë pjesë e BE-së, dhe këtë ua kemi borgj fëmijëve.

Ajo ka thënë se dëshirojnë të përshpejtojnë vaksinimin në Kosovë.

“Ekipi i BE-së ka bërë një donacion duke përfshirë edhe krahas atyre nga COVAX-i dhe të tjerave që do të vijnë. Është me rëndësi që këto vaksina të shfrytëzohen dhe të shpejtojnë jetë. Kështu që të përshkallëzojmë përpjekjet për shkallën e vaksinimit”, ka thënë ajo, raporton FrontOnline.

Von der Leyen ka folur edhe për situatën e krijuar në veri.

“Është me rëndësi që ne të ecim para në rrugën evropianE. Ka rëndësi jetike të bëhet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Jam e shqetësuar me krizën aktuale, është me rëndësi të shtensionohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave dhe të gjejmë një zgjidhje. Dhe e vetmja mënyrë është dialogu i lehtësuar përmes BE-së.  Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt, ngase unë dua që ta shoh progresin e Kosovës”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco