Gjërat bizare që tha Bërnabiq për sëmundjen e Vuçiqit

Gjërat bizare që tha Bërnabiq për sëmundjen e Vuçiqit

11:49, 29/09/2021

Serbia e ka konfirmuar se presidenti i saj Aleksandër Vuçiq po përballet me probleme shëndetësore. Dhe, siç ndodh gjithnjë në vendin fqinj, edhe një gjë e tillë ka marrë konotacion politik.

Për këtë çështje foli hiç më pak se kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Mund ta them se ai nuk pushonte. Do të doja që ai të pushonte. Ai është në një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi – për këtë çështje nuk e besoj që ai përnjëmend flinte natën.” – u shpreh kryeministrja në Happy TV.

“Atë e kapi një grup, natyrisht nga të gjitha këto. Sistemi imunitar i tij u dobësua – natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” vazhdoi më tej ajo.

Si pasojë e sëmundjes së Vuçiqit është shtyrë edhe takimi i Novi Sadit për Ballkanin e Hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco