Arrestohet një person në Vërmicë, fshehu një migrantë në bagazh të veturës

Arrestohet një person në Vërmicë, fshehu një migrantë në bagazh të veturës

16:53, 26/09/2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë pasi dyshohet se ka kontrabanduar migrantë, ku njërin prej tyre e kishte futur në bagazh të veturës.

“Zyrtarët policor ndërmorën veprime të menjëhershme dhe arritën që veturën ta ndalin në autostradë, rreth 2 Km nga Pika kufitare e Vërmicës. U identifikua drejtuesi i automjetit m/k me iniciale L.N.(1987), përderisa pasagjerë ndodheshin gjashtë (6) persona shtetas të huaj, prej tyre dy fëmijë. Katër nga shtetasit e huaj kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide. Në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj”, thuhet nga PK.

Policia ka bërë të ditur se është informuar Prokurori i shtetit në Prizren, i cili ka autorizuar inicimin e rastit, dhe katër pasagjerëve shtetas të huaj iu refuzohet hyrja dhe deportohen në Shqipëri, përderisa dy pasagjerë tjerë dërgohen në Qendrën për azil. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco