Kombëtarja e Kosovës shënon rritje të madhe në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës shënon rritje të madhe në ranglistën e FIFA-s

11:41, 16/09/2021

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.


Kjo, ngritje është më e larta që nga pranimi i Kosovës në FIFA e UEFA

Kombëtarja jonë nga publikimi i fundit i renditjeve ishte në vendin e 115, por me fitoren ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe barazimit me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët janë ngritur për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, duke dalë në vendin 109 në botë me 1176.28 pikë.

Kjo është ngritja më e madhe ndonjëherë për kombëtaren e Kosovës dhe ndeshjet e tetorit mund të jenë një mundësi e mirë për të shënuar progres edhe më të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco