A do të ekstradohet në Kosovë shoferi i cili po mbahet në paraburgim në Kroaci?

A do të ekstradohet në Kosovë shoferi i cili po mbahet në paraburgim në Kroaci?

15:42, 28/07/2021

Njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 veta, po mbahet në paraburgim në Kroaci. Ndaj tij, tashmë është shqiptuar masa e ndalimit prej 30 ditësh

 

Sipas kësaj ministrie, për të realizuar procesin e ekstradimit të një personi nga një shtet tjetër për në Kosovë duhet që fillimisht i njëjti të shpallet në kërkim nga Gjykata në vend.

Po ashtu në përgjigje thuhet se në këto raste nuk ka nevojë për marrëveshje të ekstradimit.

“Ju informojmë se ekstradimi kërkohet kur një person është i shpallur në kërkim nga organet tona gjyqësore për qëllim të zhvillimit të procedurës penale ose për ekzekutimin e dënimit dhe për raste të tilla nuk ka nevojë për marrëveshje ngase ekstradimet mund të realizohen edhe mbi bazën e parimit të reciprocitetit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim nga MD-ja .

E kjo është edhe arsyeja pse kjo ministri nuk mund të bëjë kërkesë për ekstradimin e shoferit të autobusit.

“Deri më sot nuk kemi informacion se personi në fjalë është i shpallur në kërkim nga organet tona gjyqësore për qëllim të zhvillimit të ndonjë procedure penale në Republikën e Kosovës ose për ekzekutimin e dënimit. Andaj, për arsyet e cekura më lartë nuk mund të kërkohet ekstradimi i këtij personi”, kanë sqaruar nga kjo ministri.

Çfarë dihet deri më tash nga hetimet?

Sipas policisë kroate informata për aksidentin në polici arriti në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës. Aksident ky që kishte ndodhur në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident tragjik, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 morën lëndime më të lehta. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në SlavonskiBrod, ku po mbaheshin për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.

Më pas aty sipas mediumit shoferët ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. U raportuar se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Pas këtij rasti tragjik në Kroaci, në spitalin ku po mbaheshin të lënduarit arritën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, XhelalSveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Të lënduarit kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, ndërsa varrimi i atyre që humbën jetë në aksident do të bëhet sot.

Por, si do të rrjedh procesi i gjykimit të këtij shofer? A do të gjykohet në Kroaci, apo do të ekstradohet në Kosovë?

 

Aspektet procedurale që aplikohen në rastet e tilla i ka sqaruar Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për Infokus-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco