Kurti niset për Bruksel, zbardhet agjenda e takimit

Kurti niset për Bruksel, zbardhet agjenda e takimit

15:58, 14/06/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi i nesërm është për kapitullin e ardhshëm të dialogut dhe se aty kreu i qeverisë do të paraqes vizionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq. Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari. Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Para pak çastesh, KosovaPress raportoi se tashmë është zbardhur agjenda e takimeve të neserme në Bruksel.

Sipas njoftimit të BE-së, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco