Krasniqi tregon se kur mund të shkarkohet Daka: Presidentja po e pengon funksionimin e KQZ-së

Krasniqi tregon se kur mund të shkarkohet Daka: Presidentja po e pengon funksionimin e KQZ-së

15:25, 14/06/2021

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e pengon funksionimin kushtetues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Krasniqi ka thënë se me Kushtetutën e Kosovës nuk parashihet si kompetencë e presidentes shkarkimi i kryetares së KQZ-së.

“Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për tu thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?!”, ka shkruar Krasniqi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco