A keni të drejtë të xhironi policinë?

A keni të drejtë të xhironi policinë?

17:25, 12/06/2021

Me telefonat e tyre, qytetarët shumë shpesh xhirojnë dhe fotografojnë aksionet apo shkeljet e Policisë së Kosovës.


Në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se qytetarët kanë të drejtë të fotografojnë dhe xhirojnë policët, derisa nuk pengojnë punën e tyre.

Sipas aktivistes Flutura Kusari policët që nuk lejojnë qytetarët t’i filmojnë, duhet të paraqiten në IPK sepse ata veprojnë jashtëligjshëm.

 
 

“Ka arsye përse lejohet incizimi dhe filmimi i policëeve sese ata kanë autorizime jashtëzakonisht të mëdha dhe duke i pasur këto autorizime ata mund edhe t’i keqpërdorin siç edhe ka ndodhur”, tha Kusari.

Në policinë e Kosovës kanë refuzuar të flasin për këtë temë. Arbër Beka nga IPK ka thënë se qytetarët kanë të drejtë ta incizojnë policinë derisa nuk e pengojnë punën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco