Detaje të reja nga vet-aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Detaje të reja nga vet-aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

16:13, 12/06/2021

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 12:15 në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, si pasojë e vetë-aksidentit ka ardhur nga humbja e kontrollit të shoferit të automjetit i cili ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

“Një vetë-aksident ka ndodhur sot, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur. Tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco