'Qeveria Kurti 2 karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie'

'Qeveria Kurti 2 karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie'

07:13, 11/05/2021

Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, ka thënë që deri tani e sheh Qeverinë Kurti 2 si “anemike”, pasi sipas tij nuk ka mobilizim dhe veprime konkrete.

Latifi në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që për këtë Qeveri ka pasë pritshmëri të mëdha nga qytetarët e Kosovës, të cilët e kanë votuar.

“Qeveria Kurti 2 karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie. Nuk ka shumë mobilizim, s’ka angazhim dhe veprime konkrete. Qytetarët e Kosovës me sigurinë më të madhe kanë pritur që Qeveria e re do t’i adresojë shumë më shpejt dhe më konkretisht temat me të cilat shqetësohet qytetari”.

Tutje Latifi tha që plani i Qeverisë për bujqësinë, sipas tij është i përgjithësuar.

“Jam fokusuar në leximin e planit qeverisës për bujqësi dhe me atë çka kam parë dhe jam konsultuar edhe me drejtorin e bujqësisë mendoj që plani për bujqësi është mjaft i përgjithësuar, nuk ka afate kohore s’ka dinamikë dhe nuk ka diçka të re që do të na befasonte për të mirë”.

“Ajo çka ne i kemi dëgjuar që bujqësia do të jetë prioritet edhe Qeveria Kurti 2, s’po besoj në bazë të asaj çka kam parë që bujqësia është prioritet. Vëmendja e kësaj qeverie nuk flet për rritje të buxhetit për bujqësi dhe ajo çka thuhet është e përgjithësuar s’ka risi dhe nuk ka afate kohore”, u shpreh Latifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco