Shqetësues numri i rasteve të dhunës në familje

Shqetësues numri i rasteve të dhunës në familje

22:37, 10/05/2021

Sipas Policisë së Kosovës, për tre muajt e parë të 2021, janë shënuar 485 raste të dhunës në familje.

Një qytetar nga Nerodimja, të dielën kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës.

Kjo me pretendimin, që gruaja ushtroi dhunë mbi të.

Për këtë, e dyshuara u arrestua dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Ndërkohë për raste të kësaj natyre, 485 persona i janë drejtuar Policisë së Kosovës, vetëm  në tre muajt e pare të vitit 2021.

Sipas Policisë së Kosovës, 390 prej viktimave të dhunës në familje, prej tyre ishin të gjinisë femërore.

Ndërkohë, shqetësuse këtë, po e shohin në Rrjetin e Grave të Kosovës.

E për ta parandaluar këtë dukuri, qeveria e re, duket se ka bërë edhe hapat e parë.

Sipas Shales, deri me tani janë zhvilluar disa takime me drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e aktiviteteve për parandalimin e dhunës në familje.

Por, sipas Policisë së Kosovës,  vitin e kaluar gjithsej janë evidentuar 2069 raste të ‘dhunës në familje’, ku 1362 prej tyre ishin femra, dhe 469 meshkuj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco