Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kujtojnë 'Ditën e Dëshmorëve'

Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kujtojnë 'Ditën e Dëshmorëve'

16:01, 05/05/2021

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Verior Talat Xhaferi mori pjesë e Akademisë solemne me rastin e shënimit të 5 Majit - Ditës së dëshmorëve.

"Dua të theksoj se jo vetëm këtë ditë, por çdo ditë, çdo çast, janë në mendimet tona, në zemrat tona, sepse as ne, as gjeneratat që vijnë, nuk guxojmë të lëmë në harresë sakrificën e tyre në një kohë aq të vështirë për popullin tonë", tha Talat Xhaferi. 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore shtoi se tani, kohërat me të vërtetë kanë ndryshuar por, nxitja për të bërë gjithmonë më të mirën për qytetarët tanë, për shtetin tonë le të jetë motivi dhe udhërrëfyesi i përhershëm në ndërtimin e shtetit demokratik, pjesë e familjes së madhe evropiane.

I pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve ishte dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco