23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

07:36, 22/01/2021

Kanë kaluar 23 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

 

Pikërisht më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.

Atë natë të trishtë Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me anëtarët e tjerë.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998 ku pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt se? bashku me shoqatat e dala nga lufta e UC?K-se?, do te? bëjnë? homazhe ne? shenje? nderimi pe?r heroizmin e jashtëzakonshëm te? familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ne? Prekaz, ora, 10:00).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco