Arrestohet Dardan Molliqaj (Video)

Arrestohet Dardan Molliqaj (Video)

13:17, 12/01/2021

Policia e Kosovës arreston Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të PSD-s, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para Policisë.

Qëllimi i këtij aksioni të PSD-së, ishte kundërshtimi i vendimit për t’i dënaur qytetarët për mos respektim të masave anti-Covid, ndërsa që partive politike po ju lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.

Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.

Syri.net ka kontaktuar zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi, mirëpo nuk ka qenë e qasshme.

gallery}

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco