Me supershpejtësi, Policia gjobit tre turistë me nga 30 mijë lekë

Me supershpejtësi, Policia gjobit tre turistë me nga 30 mijë lekë

07:28, 01/11/2020

Policia ka vazhduar edhe këtë fundjavë, kontrollet me radar në aksin Sauk-Teg. Përveç qytetarëve shqiptarë, ka hasur edhe tre shoferë që jetonin jashtë Shqipërisë. Si rrjedhim, u vunë 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për këta drejtues mjetesh rezidentë në nje nga vendet e BE-së.

21 Leje Drejtimi  u pezulluann në pak orë kontroll, nga të cilat 10 për shpejtësi mbi dyfishin e lejuar dhe 11 se ishin të dehur. Dy nga të këta të fundit u arrestuan. Radari regjistroi 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar eshte 90 km/h

Policia Rrugore apeloi për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjerë të rrugës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco