Nesër vendoset për masat e reja anti-Covid, a do të hiqet kufizimi i lëvizjes?

Nesër vendoset për masat e reja anti-Covid, a do të hiqet kufizimi i lëvizjes?

16:03, 21/09/2020

Nesër pritet të lehtësohen masat me rekomandimin e Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, ka thënë sot Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Krasniqi, i cili sot është takuar me drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ka nënvizuar se Qeveria e Kosovës pritet t’i lehtësojë masat e vendosura më parë nga ekzekutivi me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“I njoftova Shoqatën e Gatronomëve, se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat antiCOVID të cilat priten të lehtësohen”, ka thënë Krasniqi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Ministri i Tregtisë, po ashtu ka thënë se kërkesa e gastronomëve ishte që të lejohej shërbimi brenda dhe të hiqet kufizimi i orarit që është në fuqi aktualisht.

“Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave. Gastronomët edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi”, ka deklaruar ministri.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco