Konsumi i 1 për qind më të pasurve në Botë po nxit krizën e klimës, të varfrit paguajnë çmimin

Konsumi i 1 për qind më të pasurve në Botë po nxit krizën e klimës, të varfrit paguajnë çmimin

14:50, 21/09/2020

Kërkimet nga organizata bamirëse kundër varfërisë Oxfam dhe Insituti i Mjedisit në Stokholm kanë zbuluar se emetimet e dioksidit të karbonit janë rritur me 60 përqind nga 1990 në 2015.

Raporti fajëson një përqindje të të pasurve për rritjen e 15 përqind të këtyre emetimeve

. Kjo përqindje është dy herë më shumë dioksid karboni sesa emetohet nga gjysma e njerëzve të varfër në botë.

Studimi tregoi gjithashtu se 10 përqind e të pasurve e popullsisë globale e përbërë nga 630 milion njerëz ishte përgjegjëse për rreth 52 përqind e emetimeve globale gjatë asaj periudhe.

Globalisht ky 10 përqind përfshin ata me të ardhura mbi 35.000 dollarë në vit dhe një përqind ata që fitojnë më shumë se 100.000 dollarë.

Tim Gore, Shefi i Politikave, Avokatisë dhe Kërkimit në Oxfam dhe autori i raportit, tha se.

 “Konsumimi i tepërt i të pasurve po nxit krizën e klimës, megjithatë janë komunitetet e varfra dhe të rinjtë që po paguajnë çmimin. Një pabarazi e tillë ekstreme e karbonit është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndjekjes me dekada të qeverive tona për rritjen ekonomike të pabarabartë dhe me intensitet të lartë të karbonit. "

Studimi tha se emetimet e karbonit ka të ngjarë të rikthehen shpejt ndërsa qeveritë lehtësojnë bllokimet e lidhura me Covid.

Nëse emetimet nuk vazhdojnë të bien nga viti në vit, atëherë, në dekadën e ardhshme, ky 10 përqindësh i të pasurve në botë është i mjaftueshëm për të ngritur nivele mbi pikën që mund të rrisin temperaturat me 1.5 gradë C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco