Nesër kthehen në shkollë edhe klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12...ja mesazhi i ministrit të Arsimit

Nesër kthehen në shkollë edhe klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12...ja mesazhi i ministrit të Arsimit

18:17, 20/09/2020

Ministri i Arsimit ka njoftuar se nga nesër do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie, shkruan Syri.net Kosova.

"Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet", ka shkruar Likaj në Facebook.

Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.

Postimi i plotë:

Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12,...

Posted by Ramë Likaj on Sunday, September 20, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco