1 milion euro për qentë endacakë mbase përfunduan në xhepin e ndonjë qeni më dy këmbë

1 milion euro për qentë endacakë mbase përfunduan në xhepin e ndonjë qeni më dy këmbë

13:42, 14/09/2020

"Lukunitë e qenve e kanë pushtuar Prishtinën. Natën vonë dhe në mëngjeset e hershme njeriu duhet të ketë shumë kujdes, sepse fare lehtë mund të bjerë viktimë e tyre" - shkruan filozofi, Blerim Latifi.

"Sidomos fëmijët të cilët tani kanë rifilluar shkollën.Këto lukuni enden të lira nga njëri skaj i qytetit në tjetrin dhe askush nuk ka kohë të merret me to. Madje shpesh mund t’i shohësh duke dremitur edhe në oborrin e qeverisë. Komuna dhe qeveria ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për këtë problem.Thuhet se qeveria ka ndarë një shumë të madhe të parave, mbi 1 milion euro, por kush e di se ku kanë përfunduar ato para. Mbase në xhepin e ndonjë qeni që ecë me dy këmbë.Lukunitë e qenve janë njëri nga treguesit më të shëmtuar të një vendi të qeverisur keq!" - është shkrimi i Latifit në facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco