Pas rrëfimit të Meritonit, ish-partnerja e tij nxjerr foton e djalit dhe ka dy fjalë!

Pas rrëfimit të Meritonit, ish-partnerja e tij nxjerr foton e djalit dhe ka dy fjalë!

20:34, 24/03/2024

Ish-partnerja e Meritonit, Egesta ka reaguar me një postim në Instagram pas rrëfimit të Meritonit mbrëmjen e djeshme.

"Mos u shqetëso vogëlush, e vërteta fiton gjithmonë", ka shkruar Egesta krah fotos së djalit duke shtuar "së shpejti…" e duke lënë të kuptohet se do flasë sërish.

Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do jetonin pas lindjes së djalit. Nga ana tjetër, Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë, madje Meritoni rrefeu që djali i tij ishte edhe me autizëm. Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco