Silvi apo Ledjona? Ja kush u eliminua nga gara

Silvi apo Ledjona? Ja kush u eliminua nga gara

23:18, 12/03/2024

Silvi Forte është eliminuar përfundimisht nga Big Brother Vip, duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai ishte në nominim kokë më kokë me Ledjona Xheladinaj.

Pas eliminimit, Silvi tregoi se cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar negativisht në lojën e tij.

“Loja ndryshoi te prime it ë shtunës së kaluar, ku ndodhën shumë gjëra, doli hallva, doli Erjola, doli Fationi. Gjatë asaj jave Ledjona ka qenë në gjendje të rënduar. Ne ishim në çift me Ledjonën dhe më ndikoi shumë. Isha future shumë në pishinë, javën e kaluar kam patur temperaturë. Të gjutha këto ndikuan, dhe Ledjona është një lojtare e fortë.

Ndoshta ishte dhe ky një gabim, fakti që doja të qëndroja afër me Erjolën dhe fakti që u afrova me një grup që nuk kishim shumë të përbashkët dhe kanë ndikuar te loja”, tha ai pas eliminimit.

Sipas Silvit, fituese e Big Brother Vip 3  është Heidi Baci

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco