Beyonce tregon emrin e albumit të ri dhe datën e publikimit

Beyonce tregon emrin e albumit të ri dhe datën e publikimit

21:02, 12/03/2024

Tashmë është zyrtare.

Pjesa tjetër e albumit “Renaissance” së Beyonce po vjen dhe këngëtarja po kthehet në muzikën country. Sot këngëtarja e “Break My Soul” njoftoi se albumi i saj i ri do të quhet “Cowboy Carter” dhe do të publikohet me 29 mars.

Në Instastory ajo postoi një foto me një shalë kafe që lexonte “Cowboy Carter” dhe ajo përfshiu edhe linkun ku fansat mund ta porosisin paraprakisht albumin.

Gjatë Super Bowl 2024, Beyoncé tregoi se muzika e re ishte në rrugë e sipër përmes reklamës së saj “Super Bowl” për Verizon.

“Cowboy Carter” tashmë ka bërë histori falë publikimit të dy këngëve të tij të para.

Muajin e kaluar, Billboard njoftoi se këngëtarja e “Renaissance” u bë artistja e parë femër zezake që kryesoi listën e këngëve të Hot Country me këngën e saj, “Texas Hold’Em”, oferta tjetër e re e këngëtares, “16 Carriages”, gjithashtu goditi Top 10 në vendin e nëntë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco