Romanca drejt zyrtarizimit? Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. së bashku në festën e Oscars!

Romanca drejt zyrtarizimit? Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. së bashku në festën e Oscars!

20:56, 12/03/2024

Kim Kardashian dhe kampioni i NFL, Odell Beckham Jr., tërhoqën vëmendjen kur u larguan së bashku nga festa e “Oscars 2024”, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se ata janë çift. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe kampioni i NFL-së u fotografuan duke u larguar së bashku me shoqen më të mirë të Kardashian, Tracy Romulus, e cila u pa duke folur në telefon.

Image

Kardashian kishte zgjedhur një fustan të ngushtë Balenciaga, ndërsa Beckham Jr zgjodhi veshje lëkure nga koka te këmbët për mbrëmjen. Ata u panë duke kaluar kohë së bashku edhe në festën para Grammy të Jay-Z dhe Beyonce në muajin shkurt dhe u ribashkuan përsëri gjatë asaj fundjave në Super Bowl LVIII.

Image

Us Weekly raportoi në atë kohë se marrëdhënia e çiftit po "bëhej serioze". Aludimet për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë në shtator 2023, pasi një burim konfirmoi për “Page Six” se dyshja ishin "takuar rastësisht" pas ndarjes së OBJ me Lauren Wood.

Sipas burimeve të tjera të brendshme, Beckham dhe Wood, të cilët dolën publikisht me romancën e tyre në 2019 dhe mirëpritën një djalë së bashku në shkurt 2022, ishin ndarë në fillim të 2023.

Kardashian ishte e martuar më parë me Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco