‘Lufta’ mes Maestros dhe Luizit, Kiara e shqetësuar: Janë dy njerëzit që dua

‘Lufta’ mes Maestros dhe Luizit, Kiara e shqetësuar: Janë dy njerëzit që dua

17:24, 18/02/2023

Përçarja mes miqësisë së Luizit dhe Armaldos ka krijuar kaos në shtëpi (shprehja që përdoret më së shumti në Big Brother). Kjo ndarje ka lënë tejet të shqetësuar Kiarën e cila ndodhet mes dy zjarreve, miqësisë me Maestron dhe dashurinë me Luizin. Ajo e shprehu mërzinë në kuzhinë duke thënë me zë të lartë se dy njerëzit që do më shumë ndodhen në këtë situatë.

‘Jam shumë e shqetësuar. Kam dy njerëzit që dua më shumë në këtë situatë. Ai nuk ka faj nga ana tjetër, mos e tepro me ofendime… ik tani nuk kam nerva’-i thotë Kiara, Luizit.

Si nisi konflikti mes Maestros dhe Luizit?

Armaldo është ndjerë “i ofenduar” dhe “i kërcënuar” nga Luizi, i cili vijon me lojën e tij.

Por, së fundmi Luizi ka vënë re një distancim nga ana e Maestros, i cili sipas këngëtarit është pozicionuar pranë Oltës dhe ka kaluar më shumë kohë me të. Armaldo në biseda të ndryshme me Oltën ka shfaqur revoltën e tij ndaj ofendimeve të Luizit.

Nga ana tjetër, Luizi është përballur me Maestron, në një debat të ashpër mes tyre. Madje, në fund të debatit, Armaldo u shpreh se mund të largohet sot nga shtëpia.

Se si do vijojë lufta mes dy ish-miqve, mbetet të shihet sonte në ‘Prime’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco