Post Malones iu refuzua hyrja në një bar në Australi për shkak të tatuazheve

Post Malones iu refuzua hyrja në një bar në Australi për shkak të tatuazheve

10:28, 14/02/2023

Post Malones iu refuzua hyrja në një bar në Australi gjatë fundjavës për shkak të kodit të këtij lokali, ku nuk lejohen tatuazhet fyese.

“Më larguan për tatuazhet e mia”, tha këngëtari, 27 vjeç, për West Australian të hënën.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar vërtet diçka të tillë”.

 

Pasi u detyrua të largohej nga bari, Malone u drejtua në një klub tjetër aty pranë, ku bleu pije nga fansat dhe festoi fundin e turneut të tij.

I nominuari për “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, është i mbuluar me tatuazhe të shumta, përfshirë këtu edhe gjithë fytyrën.

Së fundmi, ai i shtoi koleksionit duke i nxjerrë inicialet e vajzës së tij në ballë.

 
 

Menjëherë pasi Malone foli për incidentin, QT Hotels ‘kërkuan falje’ për keqkuptimin.

“Në QT, ne synojmë të mirëpresim të gjithë dhe të festojmë veçantinë e secilit individ. QT është njohur për këtë për shumë vite”, thuhet në një deklaratë për DailyMail.

 

“Megjithatë, të shtunën mbrëma, sigurimi nuk ushtroi diskrecionin e duhur dhe ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë. I kërkojmë sinqerisht ndjesë individëve të prekur”.

Kjo vjen pasi Post u komentua në masë të madhe për ndryshimin drastik në pamje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco