Kanë një fëmijë së bashku, ish-partnerja surprizon me reagimin pas deklarimit të futbollistit si homoseksual

Kanë një fëmijë së bashku, ish-partnerja surprizon me reagimin pas deklarimit të futbollistit si homoseksual

08:23, 14/02/2023

Mesfushori çek, Jakub Jankto, nëpërmjet një postimi në rrjetet socaile, befasoi mbarë opinionin sportive, teksa konfirmoi se është homoseksual, duke u bërë kështu fuitbollisti i parë i profilit të lartë që është ende në aktivitet, që pranon hapur orientimin e tij seksual.

Futbollisti i cili ka luajtur me skuadra si Udineze e Sampdoria në Serinë, A, apo edhe Getafe në La Liga, teksa aktualisht është pjesë e Sparta Pragës. ka vendosur që të bëjë këtë hap para, për të ndryshuar diçka. Ai ka marrë menjëherë mbështetje të gjerë nga kolegë të tij, apo edhe klubet e futbollit që kanë shpërndarë mesazhin e lojtarit të Republikës Çeke, përfaqësuese e cila do të ndeshet me Shqipërinë në kualifikueset e Europianit 2024.

Kjo deklaratë e mesfushorit çek mori reagime të shumta ndërsa një prej tyre ishte edhe ish-partnerja e Janktos, Marketa Otomanska. Kjo e fundit me të cilin lojtari ka edhe një fëmijë, theksoi se ajo është krenare për Jankton duke shtuar se më në fund ai gjeti kurajon për të folur hapur.

“Ai është një futbollistët e parë që deklaron hapur seksualitetin e tij, zakonisht ata e bëjnë këtë në fundin e karrierës. Ne ui ndamë në vitin 2021, por unë jam shumë krenare për të. Ai kishte frikë se njerëzit nuk do ta pranonin seksualitetin e tij, mund të vuante nga kërcënimet dhe ofendimet.

Tani fatmirësisht ai tashmë është i çliruar dhe jam i sigurt se tashmë do të jetë i qetë dhe i lumtur. Ata që e duan atë me siguri që do ta kuptojnë se ai është i njëjti person si më parë”, u shpreh Otomanska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco