Tërmeti apokaliptik, momenti kur Dua Lipa largohet e tmerruar nga koncerti në Meksikë

16:19, 23/09/2022

Disa ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnidutë 7.7 shkallë Rihter tronditi Meksikën ndërkohë që ditën e djeshme është shënuar një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit.

Tërmetin e dytë mesa duket e ka ndjerë dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila disa orë më herët kishte mbajtur një koncert në kryeqytetin meksikan. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku këngëtarja e tronditur shfaqet duke u larguar nga vendi i rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë.

Siç duket dhe në vide një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper. Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, pasi prej disa javësh po thuhet se ata janë në lidhje. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende dhe mbetet për t’u parë në vazhdim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco