Nuk ka folur ende publikisht për ndarjen nga Blero, Afrona Dika ‘godet’ sërish: Në ‘date’me…

Nuk ka folur ende publikisht për ndarjen nga Blero, Afrona Dika ‘godet’ sërish: Në ‘date’me…

21:15, 21/09/2022

Ndërsa Blero Muharremi dhe Afrona Dika nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë deklaratë publike në lidhje me raportin e tyre, çdo postim i tyre në rrjetet sociale merr vëmendje dhe konsiderohet si ‘thumb.’

Së fundmi vëmendja është përqendruar te Afrona, e cila ka bërë disa postime në ‘Instastory.’

Ajo ka publikuar një postim të një faqeje, ku shihen dy mesazhe të shkëmbyera në një foto. “Çfarë duhet të bëj që të të bëj të lumtur?”, thuhet në mesazhin e parë, ndërsa i përgjigja e tij është: “Bëhu i fiksuar me mua.”

Image

Image

Më tej Afrona ka ndarë disa postime të tjera, ndërsa në ‘story-n’ e fundit ajo tregon se ka dalë në “takim (date)”, me shoqen e saj të ngushtë.

Image

Megjithëse nuk e kanë konfirmuar konkretisht ndarjen, Blero dhe Afrona kanë vërtetuar lajmet që qarkulluan përmes thumbimeve në rrjetet sociale. Kështu këngëtari ka ‘goditur’ përsëri me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes

Image

Pak ditë pas këtij statusi Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

“Hidhu”-shkruhej krah fotos.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Blero thumbon në rrjetet sociale. Disa ditë më parë ai publikoi një foto të tij në Instastory krahas së cilës shkruan: ‘Nuk ka njerëz më të hidhur se ato që bëhen të ëmbël vetëm për interes.’ Një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte edhe kënga që këngëtari kishte vendosur në story. Bëhet fjalë për ‘Go fuck Yourself’ të Two Feet.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco