Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për banoren e 'It’s my home'

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për banoren e 'It’s my home'

13:45, 18/09/2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Teuta Llumnica, banore e “It’s my home” e cila dyshohet se sulmoi një zyrtar policor ditën e djeshme, pas largimit nga ky emision.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila tha se Llumnica dyshohet për veprat “Sulm” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, për veprat penale “Sulmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Teuta Llumnica dje pati përleshje me banorë, çka u përjashtua nga shtëpia, ku policia ishte në vendin e ngjarjes dhe gjatë transportit për në stacion policor, ajo dyshohet se sulmoi njërin nga zyrtarët policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco