‘Zbehet’ dashuria e JLo dhe Ben? Burimi i afërt i dyshes habit me deklaratën

‘Zbehet’ dashuria e JLo dhe Ben? Burimi i afërt i dyshes habit me deklaratën

11:05, 18/09/2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Dasma e tyre mori një vëmendje të madhe por tashmë thuhet se ‘magjia’ është ‘zbehur’ mes tyre.

Mirëpo, c’po ndodh mes dyshes?

Një burim thotë për “Heatworld” se tashmë kanë nisur problemet mes tyre, konkretisht për humorin e aktorit.

“Tani të gjitha emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit janë zhdukur, Jen është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore”, thekson burimi

“Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc”.

Më herët, Jlo bëri një reagim lidhur me pamjet që dolën nga dasma e tyre teksa ajo ka qenë duke kënduar.

Dyshja thonë se videot u bënë publike pa pëlqimin e tyre dhe thanë se pamjet ishin “vjedhur”

“Kjo është marrë pa leje. Kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat. Nuk e di nga e merrni të gjithë sepse ne u kërkuam të gjithëve të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë. Kjo është zgjedhja jonë për të ndarë”- ka komentuar Jlo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco