Mesut dhe Amine prindër për herë të dytë, ja si u bë publik lajmi

Mesut dhe Amine prindër për herë të dytë, ja si u bë publik lajmi

13:30, 22/06/2022

Ata janë prindër të një vajze.

Por, futbollisti Mesut Ozil dhe aktorja e modelja turke, Amine Gulse, po bëhen prindër përsëri, shkruan Syri Kosova.

Lajmi u bë i ditur nga mediet turke, pas një video që ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale.

Në video, Amine shihet duke vallëzuar në një dasmë, derisa i dallohej barku i fryrë, në fustanin e ngushtë.

Po ashtu, u mësua se aktorja është në muajin e pestë të shtatzënisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco