'Mund ta shikosh në internet'/ Kim Kardashian tallet me vaginën e saj, Pete Davidson bën reagimin e papritur

'Mund ta shikosh në internet'/ Kim Kardashian tallet me vaginën e saj, Pete Davidson bën reagimin e papritur

18:56, 16/06/2022

Pete Davidson më në fund bëri ‘debutimin’ e tij të parë në serialin e “The Kardashians”.

Mbase nuk është shfaqur fizikisht por ama ka shkëmbyer një bisedë me Kim Kardashian gjatë xhirimeve teksa kanë bërë shaka në lidhje me vaginën e saj.

Komediani mund të dëgjohej duke folur me Kimin prapa kamerave, ndërsa ajo i tha atij të takonte redaktoren e saj të audios.

“Pete, eja këtu, duhet të takosh Paxy-n. Paxy ka punuar me mua si audio për 14 vite nga ‘Keeping Up With the Kardashians’. Ajo di gjithçka për mua. Ajo ndoshta e ka pare dhe vaginën time”, tha 41- vjeçarja, gjatë fundit të sezonit të shfaqjes Hulu të enjten.

Ndërsa  Davidson me shaka pyeti: “Më shumë se unë?”

“Jo më shumë se ty,” u përgjigj themeluesja e Skims ndërsa buzëqeshte: “Por ajo ndoshta e ka parë atë.”

Kur Paxy iu kundërpërgjigj se nuk e kishte parë vaginën e saj, ylli i realitetit u përgjigj:“Nuk e keni parë vaginën time? Ne do të arrijmë atje. Duhet kohë për të parë vaginën time. Por mund të shikoni në internet.”

Davidson nuk u shfaq kurrë në kamera gjatë sezonit të premierës së familjes, por për të u fol shumë.

Përpara fillimit të shfaqjes në pril, miliarderja  tha për Variety se nuk kishte bërë xhirime me dashurin e saj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco