Fotografohet nga liqeni duke u puthur me një djalë/ Ish-konkurentja e Përputhen 'hakmerret' ndaj Brunos

Fotografohet nga liqeni duke u puthur me një djalë/ Ish-konkurentja e Përputhen 'hakmerret' ndaj Brunos

14:46, 07/05/2022

Përputhen është një program, i cili pjesëmarrësve të tij iu jep një shtysë të madhe dhe i bën të njohur gjerësisht.

Të shumtë kanë qenë personat që pasi kanë dalë janë zhdukur nga media. Por ka pasur edhe nga ato që e kanë shfrytëzuar famën për të gjetur një vend në television.

Florjana Gjini është një njga vajzat e sezonit të tretë të Përputhen. Para disa kohësh ajo doli nga programi çift me Bruno Shemshon. Së fundmi Ana ishte e ftuar në “Glamour Zone” ku është “hakmarrur” ndaj të dashurit të saj.

Me kerkesën sigurisht të moderatores, Gjini i ka punuar një rreng Brunos. Dy vajzat bashëpunuan me njëra-tjetrën, duke krijuar një skenë sikur Ana ishte puthur me nje djalë nga liqeni. Ester Bylyku e ka telefonuar Brunon duke i treguar se ka parë rastësisht Anën , madje i ka bërë dhe foto. Menjëherë pas kësaj ai telefonon Anën.

Image

Biseda:

Ana: Ha, Bruno

Bruno: Ku je moj

Ana: Ja një sekond se të marr unë për pak, se kam pak punë

Bruno: Ku je tani të them, lere ça do me marrësh për pak

Ana: Te liqeni jam, të marr për pak

Nderkohe, moderatorja Bylyku  bashkëpunëtorja në lojë i dergon fotot Brunos ne Whatsup.

Bruno: Te cili liqen je

Ana: Po kur të thotë tjetri të marr për pak, për ça i bie prap

Bruno: Po tjetri ç’lidhje ka tjetri, po flas me ty

E ndërkohë që Ana mban lojën e nuk e takon Brunon ky i fundit acarohet e telefonon Esterin. Në këtë moment ai fillon dhe dyshon, edhe pse ato e mbajnë akoma lojën.

Në fund ai e merr me videocall Anën dhe kupton që gjithçka ishte një lojë.

Ju kujtojmë që një rreng të tillë ia ka punuar edhe Bruno, Anës kur ishte i ftuar tek i njëjti emision. Ai gjithashtu i luajti një lojë, sikur donte të ndahej nga ajo pasi ishte kthyer me ex-in.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco