U kritikua nga publiku, Kylie Jenner shpjegon veshjen e pazakontë në Met Gala

U kritikua nga publiku, Kylie Jenner shpjegon veshjen e pazakontë në Met Gala

14:07, 07/05/2022

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e publikut në Met Gala këtë vit teksa u shfaq me një fustan nusërie dhe kapele. Shumëkush nuk e pëlqeu këtë kombinim mode. Duke parë reagimin, Jenner ka  vendosur të shpjegojë pse ka zgjedhur këtë kombinim.

Jenner veshi një fustan nuseje “Off-White” për të nderuar themeluesin e markës Virgil Abloh, i cili vdiq nga kanceri nëntorin e kaluar në moshën 41-vjeçare.

"Unë dhe Virgil planifikuam të dilnim bashkë në Met Gala në 2020, por u anulua. Sonte dua të tregoj se sa i talentuar ishte në modë. Me këtë fustan nusërie i bëj homazhe mikut tim të mrekullueshëm. Virgil, ne do të të duam gjithmonë. Faleminderit të gjithë ekipit Off-White," tha Kylie.

Ajo ka postuar një video në kanalin e saj në YouTube, në të cilën mund të shohim se si kanë shkuar përgatitjet e saj për Met Gala të këtij viti. Ajo ishte e vetëdijshme se shumë do ta kritikonin, por nuk i interesonte.

"Nuk ndjej presion sepse po e bëj këtë në kujtim të mikut tim. E dua aq shumë sa nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit," tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco