As me fëmijët dhe as me nipërit, ja kë zgjodhi Mbretëresha të pozonte për 96-vjetorin e lindjes

As me fëmijët dhe as me nipërit, ja kë zgjodhi Mbretëresha të pozonte për 96-vjetorin e lindjes

12:58, 21/04/2022

Mbretëresha Elizabeth feston sot 96-vjetorin e lindjes. Për foton zyrtare me rastin e ditëlindjes, ajo ka zgjedhur që të pozojë me dy kuajt e fermës.

Me njërën dorë nga njëri dhe tjetrën nga tjetri, Mbretëresha shfaqet e qeshur. Imazhi në fjalë është realizuar në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha jeton kryesisht.

Image

Ndërkohë thuhet se Mbretëresha do të festojë ditëlindjen në Norfolk, në vilën e preferuar të bashkëshortit të saj të ndjerë. Aty do t`i bashkohet familja dhe miqtë.

Gjatë këtyre viteve, Elizabeth është përballur me shumë stuhi në jetën e saj. Nga vdekja e Lady Dianës te fundi i epokës koloniale dhe Brexit, por ajo ka qenë gjithmonë e vendosur dhe e fortë ne vendimet e saj.

Image

Pavarësisht moshës së saj dhe shëndetit që nuk është më ironik, ajo me kalimin e viteve ka mësuar t’i delegojë djalit të saj Charles dhe gruas së tij Camilla (me dëshirë) detyrat e fronit.

Ndërkohë me rastin e ditëlindjes, Duka dhe Dukesha i Cambridge, William e Kate Middleton, i kanë bërë një urim duke ndarë disa foto familjare në profilin zyrtar të tyre në rrjetet sociale.

Image

“Një frymëzim për kaq shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelth dhe në botë, e veçantë të festosh në këtë”, shkruajnë ata.

Nga ana tjetër, për festimet zyrtare dhe me bujë të madhe do të ketë kohë deri në qershor, gjatë Trooping The Color. Për ditëlindjen e saj të 96, Mbretëresha zgjodhi qetësinë e rezidencës në fshat.

 

Ndërkohë sipas mediave të huaja, dhuratën më të bukur Elizabeth e ka marrë pak ditë më parë nga Princi Harry dhe Meghan Markle. Dy vjet pas largimit nga Londra dhe familja mbretërore, për të jetuar si banorë të zakonshëm në SHBA, ata nuk ishin takuar me Mbretëreshën.

Duke përfituar nga udhëtimi në Holandë për Lojërat Invictus, çifti u ndal në Britaninë e Madhe për një takim me të.

Image

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë ftuar të marrin pjesë edhe në festimet e qershorit dhe me këtë rast me ta mund të jenë edhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Ata do të përshëndesin turmën brohoritëse nga ballkoni i Buckingham Palace së bashku me të gjithë familjen dhe pastaj vërtetë që do të jetë një festë e madhe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco