Basketbollistja kosovare zyrtarisht bëhet pjesë e skuadrës amerikane

Basketbollistja kosovare zyrtarisht bëhet pjesë e skuadrës amerikane

12:55, 21/04/2022

Basketbollistja kosovare, Astera Tuhina, e cila është edhe bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës, tashmë i është bashkuar skuadrës të saj të re, Washington State Cougars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tuhina e cila më herët ka luajtur për ekipin Deportivo Promete në Spanjë, tash do të garojë në NCAA Divizon 1, ku është bërë basketbollistja e parë nga Kosova në këtë ligë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe nëna e Asterës, Arbresha, ku tha “qështu kur e ki çikën e hajrit e të qon deri në Amerikë”, teksa ka falënderuar Universitetin Shtetëror të Washingtonit për pritjen.

“Ndjehem me fat të takojë njerëz me të cilët ajo do t’i kalojë katër vjet dhe jam shumë e lumtur kur e di se me kë ajo do të rrethohet gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Tuhina, transmeton Klankosova.tv.

Astera Tuhina është pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës, si dhe grupmoshave të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco