Policia arreston reperin e njohur, dyshohet se ka plagosur një person

Policia arreston reperin e njohur, dyshohet se ka plagosur një person

12:32, 21/04/2022

Reperi i njohur, A$AP Rocky është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka qëlluar një burrë në një rrugë të Los Anxhelosit vitin e kaluar.

Policia arrestoi reperin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, në Airoportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit të mërkurën.

Sipas BB ai arriti në LAX me një avion privat pasi sapo kishte qenë në pushime me të dashurën e tij shtatzënë, Rihanna.

Së fundmi, çifti kishte mohuar zërat për ndarje dhe tradhëti.

Policia e Los Anxhelosit po hetonte reperin, pasi një burrë pretendoi se ai e qëlloi më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Viktima tha se reperi iu afrua atij në rrugë dhe e qëlloi 3-4 herë me pistoletë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco