Valdrin Sahiti ‘godet’ përsëri, një tjetër yll botëror zgjedh veshjet e tij

Valdrin Sahiti ‘godet’ përsëri, një tjetër yll botëror zgjedh veshjet e tij

16:50, 17/04/2022

Valdrin Sahiti është padyshim një nga artistët më të mirë shqiptar dhe nuk bën habi që yjet ndërkombëtarë të duan të vishen nga ai.

Nicole Scherzinger ka zgjedhur të stilohet nga Valdrini.

 

Këngëtarja e famshme ka ndarë disa foto me ndjekësit nga koncertet e saj të fundit dhe njëra prej vëshjeve është e stiluar nga Valdrini.

Një fustan i zi me detaje sensuale e ka bërë Nicole të duket më bukur se kurrë.

 

Vetëm pak javë më parë, Khloe Kardashian u vesh nga Valdrini. Ajo u shfaq në tapetin e kuq gjatë premierës së serialit të tyre të sukesshëm “The Kardashians” në “Hulu”.

Këtë gjë Valdrini e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në InstaStory ku tregon yllin e “KUWTK” duke pozuar në tapetin e kuq.

 

Dora e Valdrinit nuk mungoi as në Oscars.

Tiffany Haddish mbante veshur fustanin e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjoze.

 

Sahiti ka veshur më parë personazhe si , Kylie Jenner, Beyonce, Nicky Minaj, Cardi B dhe shumë të tjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco