Gjiko shfaqet i lumtur në krahët e Elitës gjatë udhëtimit të tyre në Milano

Gjiko shfaqet i lumtur në krahët e Elitës gjatë udhëtimit të tyre në Milano

23:52, 16/04/2022

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të publikojë këngën e tij më të re me titull “Gjoni”.

Ai ka publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi në Instagram, duke i lajmëruar fansat e se ka vendosur ta ketë gati atë për ta në orën 14:00.

Ndërkohë, teksa është në prag të publikimit të projektit të tij më të ri muzikor, reperi nga Peja duket se në të njëjtën kohë po shijon edhe disa ditë të mira pushimi në Itali.

Kjo pasi ai së bashku me gruan e tij, Elitën, vendosën të publikojnë për ndjekësit e tyre në Instagram disa fotografi të përbashkëta, ku shiheshin duke kaluar kohë produktive së bashku në Milano.

Çifti mund të shihen duke i dhënë një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin, me çka kanë vazhduar ta dësshmojnë se janë më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

 

Kjo paraqitje e dyshes vjen pas një situate të pakëndshme me të cilën po përballet reperi kohëve të fundit – pasi është akuzuar nga një vajzë për dhunim nën premtimin për t’u bërë këngëtare – akuza që ai i mohon me forcë dhe i ka quajtur vetëm mashtrime me qëllim përfitimi në dëmtim të imazhit të tij. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco