Habit Stresi, i kërkon falje publike Einxhel Shkirës

Habit Stresi, i kërkon falje publike Einxhel Shkirës

09:15, 11/04/2022

Stresi është një ndër rreperët më në zë të show biz-it, i cili gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij.

Ai ka pasur komente vazhdimisht për Einxhel Shkirën. 

 

Shpesh, Stresi ka folur negativisht për moderatoren, por duket se tashmë gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër.

I ftuar në “E diell” rreperi i ka kërkuar falje publike Einxhel, pasi Nevina ja kërkoi ta bënte këtë përmes ekranit në një nga rubrikat e programit.

 

Duket se falja ka qenë e sinqertë sepse Stresi nuk e bëri thjesht veprimin siç ju kërkua, por dhe tërhoqi mbrapsht gjithçka ka thënë për moderatoren.

 

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’,” u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco