Aktorja e njohur flet hapur për vështirësitë e shtatzënisë: 'Jo çdo gjë është aq e bukur'

Aktorja e njohur flet hapur për vështirësitë e shtatzënisë: 'Jo çdo gjë është aq e bukur'

10:59, 25/03/2022

Në intervistën e saj të fundit, Anne Hathaway foli për mëmësinë dhe se si i ndryshoi jetën.

Për revistën “WSJ”, aktorja e njohur ka dy fëmijë, Jonathan 6-vjeçar dhe Jack 2-vjeçar, me bashkëshortin dhe njëkohësisht aktorin Adam Sulman.

 

“Nuk është se kam ndryshuar aq shumë, por mëmësia më ka bërë të dëshiroj të jem plotësisht e vërtetë me botën time, në çdo nivel dhe kjo do të thotë se kam ndalur çdo lloj budallallëku brenda meje”, është shprehur aktorja.
Siç shtoi ajo, është e lodhur nga tendenca e femrave për ta paraqitur shtatzëninë si gjënë më të bukur që u ka ndodhur pasi të gjitha e dinë që ka shumë pika negative.

 

“Ka një tendencë për ta paraqitur shtatzëninë sikur çdo gjë është në rregull.

Nga përvoja ime, e di që gjërat janë shumë të ndërlikuara në realitet. Është shumë e dobishme të shihni se si të tjerët e kanë ndier dhimbjen tuaj dhe nuk jeni vetëm në gjithë këtë. Për çfarë ka për të pasur turp? Ky është pikëllim dhe kjo është një pjesë e jetës”, tha ajo.

 

Së fundmi, sa i përket karrierës së saj të aktrimit, të cilën e ka nisur shumë herët, aktorja tha se nuk do të dëshironte që fëmijët e saj të bënin të njëjtën gjë. “Ti ke gjithë kohën në botë për të qenë aktor, por mund të jesh fëmijë vetëm një herë”, tha Anne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco