Anwar shfaqet i dëshpëruar në publik, pas ndarjes nga Dua

Anwar shfaqet i dëshpëruar në publik, pas ndarjes nga Dua

20:59, 12/01/2022

Duke pirë cigare i përhumbur, pasi kishte ngrënë drekë me një mik në Granville në Studio City të dielën pasdite: kështu është parë Anwar Hadid, çfarë shtyu mediat rozë ta lidhnin pamjen e tij të dëshpëruar me ndarjen nga Dua Lipa.

Modeli 22-vjeçar ishte i veshur me një bluzë të hirtë dhe një palë pantallona të zeza të veshura me një zinxhir argjendi, shkruan DailyMail.

E përditëshmja britanike vën në dukje gjithashti se ndërsa motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, vëllai i tyre ka më shumë se 35 dizajne të përhershme që zbukurojnë trupin e tij.

Anwar dukej se ishte në gjendje emocionale jo të qetë ndërsa qëndronte në një cep të rrugës me një mik, i cili kishte veshur një kapele të zezë bejsbolli, bluzë me dizajn gjeometrik dhe pantallona të shkurtra.

Hadid është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e hitit “Neë Rules”, Dua Lipa, pas dy vitesh lidhje.

Dyshja nisi të frekuentohej qershorin e vitit 2019, por u raportua nga disa media ndërkombëtare se ata i dhanë fund marrëdhënies mes tyre dhe ende nuk ka një arsye “zyrtare” përse.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco