Hailey Bieber realizon fotosesion provokues, pas festimit të tre vjetorit të martesës me Justin

Hailey Bieber realizon fotosesion provokues, pas festimit të tre vjetorit të martesës me Justin

17:18, 02/10/2021

Hailey Bieber realizoj një fotosesion unik, pasi festoi përvjetorin e saj të martesës me burrin, Justin Bieber.

Bukuroshja 24-vjeçare mahniti me veshjet provokuese në një seri imazhesh që modelja ndau me llogaritë e saj në mediat sociale, të premten (1 tetor), shkruan DailyMail.

Justin në anën po përgatitet të publikojë filmin e tij të ri të koncerteve, “Our World”, i cili pason kthimin e tij të madh në skenë në prag të Vitit të Ri, pas një pauze disa vjeçare nga performanca.

 

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Në pozat e reja, Hailey theksoi këmbët seksi në një palë çorape të gjata deri tek gjuri me detaje guri, të cilat i shoqëronte me një xhaketë sportive burrash prej kadifeje të zezë dhe taka të larta.

 

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Hailey shihet pa pantallona, me syze dielli dhe flokë të çrregulluara teksa pozonte joshëse për kamerën.

Duket se veshjet e meshkujve janë pamja e momentit për modelen e cila shtoi një seri të dytë të imazheve në një xhaketë sportive shumë të madhe të zezë, të cilën ajo e veshi si një fustan.

 

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Hailey, vajza e aktorit Stephen Baldëin e familjes së famshme të aktrimit Baldwin, filloi modelimin seriozisht në vitin 2014.

 

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ndërkohë, burri i saj Justin ndau disa pamje intime të shpendëve të dashurisë në llogarinë e tij në Instagram të premten në një trailer për filmin e tij të ardhshëm në Amazon Prime.

Traileri është pjesë e filmit të ri të koncerteve, “Our World”, i cili del në Amazon Prime më 8 Tetor.

 

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ai së shpejti do të publikoi videoklipin për këngën e tij të fundit nga albumi, “Ghost”, i cili u publikua më 10 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco