FOTO/ Koleksioni mbresëlënës i makinave luksoze i Hamilton, vlen 15 milionë euro

FOTO/ Koleksioni mbresëlënës i makinave luksoze i Hamilton, vlen 15 milionë euro

14:07, 02/10/2021

Lewis Hamilton është një nga sportistët më të paguar në botë, pasuria e të cilit i kalon 300 milionë euro që kur nisi karrierën në Formula 1.

Një pasuri e tillë të lejon t’i plotësosh vetes edhe dëshirat më të çmendura. Dihet që piloti i Mercedes adhuron makinat dhe ai ka vendosur të shpenzojë shumë nga parat, për një koleksion të mahnitshëm makinash luksoze, të cilat kapin vlerën e 15 milionë eurove.

Hamilton përdor dy garazhe në Monako dhe një tjetër në Los Angeles për këtë qëllim.

"Nuk e kuptoj verën apo artin. Ajo që dua dhe di janë makinat dhe jam shumë i veçantë kur ngas atë", tha dikur britaniku.

Sipas disa mediave angleze, Hamilton zotëron një rimorkio që mbledh makinat pas vozitjes dhe i kthen në garazhe.

Disa nga makinat më me vlerë që piloti i Formula 1 zotëron: janë Pagani Zonda 760 LH me vlerë 1.6 milionë paund, Shelby 427 Cobra me vlerë 4 milionë paund, Ferrari me vlerë  1 milion paund,  Mercedes-AMG Project One me vlerë 2 milionë paund, Mclaren P1 2 milionë paund dhe Ford Mustang Shelby GT500 i cili kushton  750,000 mijë paund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco