Në 10-vjetorin e albumit të tij debutues Ed Sheeran mban koncert falas

Në 10-vjetorin e albumit të tij debutues Ed Sheeran mban koncert falas

17:10, 03/09/2021

Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn u fotografuan teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire’ në Londër të enjten mbrëma, pasi këngëtari organizoi një koncert falas. 

30-vjeçari, dukej në humor ndërsa u largua nga vendi pasi mbajti koncertin për të festuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues “+”.

Ed u shoqërua nga Cherry, 29 vjeçare, e cila ishte aty për të mbështetur burrin e saj, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, Ed paralajmëroj albumin e tij të ardhshëm “=” ( që shqiptohet i barabartë), dhe pritet të lansohet më 29 tetor.

Këngëtari ka publikuar një listë prej 14 këngësh që do të përfshihen në album.

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud” detajoi sesi albumi është “me të vërtetë personal” dhe konfirmoi se ai e sheh këtë si “albumi të pjekurisë”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lansoi ​​albumin e tij të fundit.

Ed ka zbuluar se jeta e tij ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit pas martesës dhe ardhjes në jetë të vajzës së tij, Lyra Antarctica.

Në një deklaratë, ai tha: “Albumi është shumë personal dhe një prej atyre që ka shumë domethënie për mua. Jeta ime ka ndryshuar mrekullisht gjatë viteve të fundit, jam martuar, jam bërë baba, përjetova humbje, dhe reflektoj mbi këto tema gjatë rrjedhës së albumit. E shoh si një album të pjekurisë, dhe mezi pres ta ndaj këtë kapitull me ju”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco