Nga pushimet, Butrint Imeri paralajmëron se kënga e tij e re do jetë hiti i radhës

Nga pushimet, Butrint Imeri paralajmëron se kënga e tij e re do jetë hiti i radhës

16:01, 03/09/2021

Sezoni veror ishte një tjetër periudhë e suksesshme për këngëtarin Butrint Imeri.

Këngëtari i njohur jo vetëm që solli disa këngë solo, por edhe erdhi me një bashkëpunim me dy emra të tjerë të njohur: Ledri Vula dhe Kida.

Kënga e tyre “Dale” ishte një prej hiteve më të dëgjuara të verës që po lëmë pas me mbi 47 milionë klikime në YouTube, megjithatë Butrint Imeri, ka tashmë gati edhe një tjetër projekt muzikor.

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrinti përmes një imazhi në InstaStory e ka cilësuar këngën e tij të re që mban titullin “Kuku”, si një “hit i radhës”.

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth datës së publikimit të këngës, dhe se çfarë ka përgatitur mbetet të shihet.

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndërkohë që po finalizohet projekti i ri, kjo nuk e ka ndalur Butrintin që të fillojë pushimet pas një sezoni të ngarkuar me koncerte. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco