U ndanë para tre muajsh, ylli i 'One Directions' rikthehet me ish-in

U ndanë para tre muajsh, ylli i 'One Directions' rikthehet me ish-in

11:32, 18/08/2021

Vetëm 3 muaj më parë u tha se Liam Payne dhe Maya Henry i dhanë fund romancës se tyre.

Mirëpo duket se dyshja nuk mund të rrijë gjatë larg njëri-tjetrit pasi ato janë rikthyer përsëri bashkë shkruan Daily Mail.

Ata janë fotografuar përsëri së bashku  ku odelja dukej në super formë e veshur me një fustan të ngushtë, me printe në ngjyrë rozë, që i tregonte linjat trupore.

Ndërsa këngëtari kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë.

Miqtë dhe familja e Payne e duan të gjithë Mayan dhe ndoshta ky detaj ka ndikuar tek këngëtari që ta mendojë edhe një herë marrëdhënien me modelen seksi.

Tashmë duket se ata e kuptuan që nuk mund të jetojnë dot pa njëri-tjetrin.

Madje jo vetëm kaq, por një burim ka treguar se dyshja nuk ksa prishur as planet e martesës dhe së shpejti do ta kurorëzojë dashurinë me martesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco