Majk largohet nga ‘Babastars’? Ja detaji që ngriti dyshimet

Majk largohet nga ‘Babastars’? Ja detaji që ngriti dyshimet

15:18, 10/06/2021

Një nga bashkëpunimet që pritet të jetë shumë i sukseshëm gjatë kësaj vere është pa diskutim ai i Ledri Vulës dhe Majk, "Marr".

Pas pothuajse gati 1 vit pritje, artistët e publikuan këngën e tyre dhe fansat e quajnë atë “hiti i verës”.

Mirëpo, kënga u publikuar në kanalin e Majk, dhe jo në kanalin e “Babastars” që çuan në aludime se raportet mes Majk dhe grupit janë krisur.

Por, këto zëra i hodhi poshtë Getoar Selimi i cili në InstaStoryn e tij publikoi bashkëpunimin e dy artistëve duke treguar kështu se i mbështet plotësisht ato.

Gjithashtu, nga ky postim kuptohet edhe se mes tyre dhe Ledri Vulës nuk ka më asnjë hatërmbetje, pasi marrëdhëniet e tyre kanë qenë prishur pas largimit të Ledrit nga “Babastars”.

Ky është dhe bashkëpunimi i parë që Vula bën me njërn nga anëtarët e grupit që nga dita kur marrëdhëniet e tyre ishin shkëputur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco